Flash News

E-TJERA

Pësoi defekt, peshkarexha mbetet në mes të detit disa metra larg Sazanit

Pësoi defekt, peshkarexha mbetet në mes të detit disa metra larg

Një peshkarexhë me tre anëtarë në bord ngeli në mes të detit, 14 milje në veri të Sazanit dhe 9 milje nga grykëderdhja e Vjosës.

Peshkatarët kanë dalë në det dy ditë më parë dhe kthimin e kishin ditën e djeshme. Peshkatarët do të ankoroheshin dje në kalat, por për shkak të defektit në pjesën e helikës e cila është dëmtuar kanë qëndruar më shumë se 12 orë në det.

Ata kanë telefonuar dhe kanë kërkuar ndihmë dhe janë tërhequr nga një peshkarexhë për t’i sjellë në zonën e Tri Portit.

Të fundit