Flash News

E-TJERA

Pësoi djegie nga shpërthimi në garazhin e makinave, shqiptari ndërron jetë në spitalin e Selanikut

Pësoi djegie nga shpërthimi në garazhin e makinave, shqiptari

Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën, disa ditë pasi pësoi djegie në trup si pasojë e shpërthimit të një depozite gazi në garazhin e makinave ku punonte në Greqi.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte shtruar në spitalin Papanikolaou në Selanik që më 29 shtator, ndërsa sot ndërroi jetë për shkak se nuk mundi t’u mbijetojë plagëve nga djegia.

Hetimet nga organet kompetente vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Të fundit