Flash News

E-TJERA

Pësoi fraktura në kokë gjatë përplasjes me policinë, MSH jep detaje nga gjendja e Lapajt

Pësoi fraktura në kokë gjatë përplasjes me

Mbrëmjen e djeshme, pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës, pesë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës, mes tyre edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Adriatik Lapaj, i cili iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por po vijon të mbahet në spital për monitorim. Ndërkohë, dy protestues të tjerë janë paraqitur gjithashtu për ndihmë mjekësore, kanë qenë jashtë rrezikut dhe janë larguar nga spitali pas trajtimit.

Njoftimi:

Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.

Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.

Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambjentet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

Të fundit