Flash News

E-TJERA

Peticioni i pedagogëve, deputetja kërkon seancë urgjente me Kushin: Kjo problematikë duhet adresuar

Peticioni i pedagogëve, deputetja kërkon seancë urgjente me

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka kërkuar seancë dëgjimore pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Evis Kushi për peticionin e pedagogëve. Këta të fundit kërkojnë rritje të pagave dhe financim të projekteve shkencore.

Kërkesat e tyre vijnë pak para nisjes së vitit të ri akademik. Pedagogët kanë paralajmëruar se do ta përshkallëzojnë qëndrimin e tyre, nëse qeveria nuk iu përgjigjet pozitivisht kërkesave.

Xhixho thotë se, “Si deputete e Kuvendit, e vlerësoj të domosdoshme së pari transparencën dhe adresimin e menjëhershëm të kësaj problematike dhe së dyti plotësimin e kërkesave të drejta të stafit akademik nga ana e Ministrisë së Arsimit”.

Sipas saj, vetëm duke e kthyer arsimin në prioritet, mund të pengohet largimi i intelektualëve nga vendi.

Të fundit