Flash News

E-TJERA

Petrit Vasili flet pas infektimit me Covid-19: Duhet organizim dhe trajtim psikologjik

Petrit Vasili flet pas infektimit me Covid-19: Duhet organizim dhe trajtim

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur për herë të parë pas infektimit me Covid-19 duke treguar simptomat dhe detajet si e fitoi betejen me virusin.

Në një intervistë për News24, Vasili tregoi se e koronavirusi i dha temperaturë dhe u shtrua në spital për 2-3 ditë për të bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Sa ditë qëndruat në spital?
Besoj një periudhë sa u kompletuan analizat, 2-3 ditë. Një rutinë normale. Kam bërë trajtim aty ku e gjeta të arsyeshme, nuk besoj se duhet ta ndaj me publikun këtë. E kam kryer tamponin e radhës dhe jam negativizuar.

I pyetur për menaxhimin e situatës dhe masat e reja të propozuara dje nga Komiteti i Ekspertëve, Vasili tha se në këtë situatë duhet organizim dhe trajtim psikologjik.

Ç’mendim keni për menaxhimin e situatës dhe masat e reja?
Beteja me Covid ka tre fjalë: organizim, organizim, organizim. Kjo fuqia organizative ka të bëjë shumë, që gjërat të funksionojnë. Njerëzve iu duhet që pacientët të marrin ndihmën mjekësore sa më shpejt, nuk iu interesojnë shifrat që jep Rama. Nuk na duhet më e vërteta e shifrave, por na duhet organizim. Duhet krijuar dhe ctensionim i situatës, se pak më parë një pacient u hodh nga Infektivi. Duke qenë të mbingarkuar spitalet, janë të mbingarkuar edhe mjekët e infermierët dhe nuk kanë kohë të kalojnë kohë me pacientët si psikologë. Por nëse ne kemi më shumë mjekë në dispozicion, edhe të karakterit psikologjik, do të ketë lehtësim. Koha për trajtim psikologjik është jetik në disa raste. Duhet një organizim.

Të fundit