Flash News

E-TJERA

Petro Koçi refuzon praninë e Fugës në Komision, akademiku: Skandal i madh!

Petro Koçi refuzon praninë e Fugës në Komision, akademiku:

Akademiku Artan Fuga në një deklaratë për median ka bërë me dije se në mbledhjen e komisionit për median dhe edukim, deputeti Petro  Koçi ka kërkuar që ai mos të jetë i pranishëm në dëgjesë.

Fuga shton më tej se kaq problem e ka deputeti Koçi fjalën e lirë.

Koci ka refuzuar që Fuga të jetë i pranishëm në momentin që ai të paraqesë projektligjin e tij për ndryshime në ligjin e Akademisë së Shkencave që ndryshon zgjedhjen e kryetarit të  saj.

Fuga shprehet se Koçi “ka dëshirë te shuaje çdo kritike, duke me hequr pa gjyq te drejtat qytetare, e padëgjuar ne historinë shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij”

Sot ndodhi një skandal ne mbledhjen e komisionit per median dhe edukimin. Deputeti Petro Koci, duke shkelura rregulloren e Kuvendit, e cila ka force ligjore, te drejtat e mia qytetare, kerkoi me ngulm qe une, Artan Fuga, akademik, te mos jem pjesemarres ne degjese dhe mos degjohem ne fjalen time ne komision, kur ai te paraqesi projektligjin e tij per ndryshime ne ligjin e Akademise se Shkencave qe ndryshon zgjedhjen e kryetarit te saj.

Kaq shqetesim ka nga fjala e lire e nje akademiku, deputeti Petro Koci? Kaq lehte mund te shkeli te drejtat qytetare te nje individi qe ne te drejte te tij interesohet per shkencen, arsimin, kulturen ne vend?

Kaq i dobet eshte ai projektligj sa ka deshire te shuaje cdo kritike, duke me hequr pa gjyq te drejtat qytetare, e padegjuar ne historine shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij, nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, sikur po kerkon zoteria i nderuar, deputeti Petro Koci?

Kam evituar te flas, por per kete teme i lutem mediave audiovizive te me japin mundesi te shprehem!”, shprehet Fuga.

Fjala e Petro Koçit në Komision

Ne kur të shqyrtojmë projektligjin për Akademinë e Shkencave nuk kemi përse të ftojmë individë të caktuar që kanë opinione personale.

Ky Komision ka një procedurë të caktuar, nëse doni të bëni tryezë të rrumbullakët bëjeni, ftoni në daç Fugën, në daç ndonjë tjetër, mbaroni punë. Atë ditë të ftuarit janë, do të vijë zoti Beqiri që do të prezantojë projektligjin. Sa individë mund të ketë interesa këtu, nuk ftohen për t’u bërë pjesë.

Nuk fton kryetarja e Kuvendit se kush do të jetë në Kuvend, mund të sugjerojë , por jo të urdhërojë. Ju duhet të keni më shumë respekt për kolegët që herë pas herë dikush nga jashtë guxon t’i fyejë”, ka thënë Petro Koçi.

 

Të fundit