Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë më pro Bashkimit Europian.
Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometër (vjeshtë 2024), në Shqipëri, 81% e qytetarëve tregojnë besim ndaj BE-së dhe 83% besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë pozitive.
Mbështetja është shumë më e lartë se vendet e tjera si Mali i Zi (75%), Kosova (70%), Maqedonia e Veriut dhe Bosnja (secila 56%) dhe më e ulëta në Serbi, me vetëm 38%.
Mbështetja e lartë për BE-në në Shqipëri reflekton disa faktorë si faktin që anëtarësimi në BE shihet si një rrugë drejt standardeve më të larta demokratike dhe të drejtësisë.
Shumë shqiptarë besojnë se bashkimi me BE-në do të sjellë investime, punësim, përmirësime në shërbimet publike dhe një standard më të lartë të jetesës.
Në kahun tjetër, ky besim reflekton mungesën e besimit, apo paaftësinë e qeverive të pas ’90-s për të përmirësuar e për të zhvilluar vendin, që edhe sot është ndër më të varfrit e Europës dhe ndër më të korruptuarit, sipas indekseve të “Transparency International”.
Ndonëse BE, në dekadën e fundit, duhet pranuar që nuk ka pasur oreks të madh për zgjerim, shanset për Shqipërinë nuk kanë munguar, në kuadër të planeve rajonale për zhvillim ekonomik. Por sa i kemi shfrytëzuar ato?!
Të dhënat nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për 2020-2024 tregojnë se Shqipëria ka tërhequr projekte me vlerë investimi rreth 600 milionë euro, shumë të ulëta në krahasim me Serbinë (2.5 miliardë euro), apo Bosnjë-Hercegovinën (2 miliardë euro).
Edhe nga këto projekte, ka nga ato që janë zvarritur pa fund, si bypass i Tiranës (me vlerë mbi 200 milionë euro), që ende nuk dihet se kur do të bëhet.
Ky ishte i vetmi projekt rrugor në kuadër të Korridorit 8 dhe Korridorit Blu, teksa segmentet e tjera rrugore qeveria preferoi t’i zhvillonte me formën e projekteve të Partneritetit Publik-Privat (PPP), me kosto për kilometër që po rezultojnë shumë më të larta se projektet që vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë nëpërmjet WBIF.
Projektet që Shqipëria po përfiton aktualisht janë kryesisht në fushën e hekurudhës, ku sërish vonesat nuk kanë munguar (hekurudha Tiranë-Durrës), po zgjasin më shumë sesa tre vjet dhe nuk kanë ende një afat të saktë kur do të përfundojnë.
Projektet e IPARD (Instrumenti për Përmirësimin e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural), një instrument financiar i BE-së, i destinuar për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, që synojnë të përmirësojnë sektorin rural dhe bujqësinë, janë një tjetër shans i humbur.
Projekti u pezullua nga Bashkimi Europian për shkak të rasteve korruptive, duke e lënë bujqësinë pa financim, duke detyruar qeverinë që të krijojë një linjë financimi të posaçme nëpërmjet Bankës së Shqipërisë.
Për vitet 2023-2027, nga ky projekt do të financoheshin rreth 100 milionë euro për bujqësinë.
Tashmë, Shqipëria është pjesë e planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, që ofron 6 miliardë euro ndihmë financiare shtesë për të mbështetur reformat socio-ekonomike dhe themelore, si dhe investimet përkatëse.
Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësi të marrë deri në 922.1 milionë euro gjithsej nga Mekanizmi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.
Mos prisni që ky plan të bëjë mrekulli.
Së pari, shuma në vetvete nuk është e lartë. P.sh., shpenzimet kapitale të qeverisë nga buxheti tashmë i kanë arritur 1 miliard euro në vit.
Nga ana tjetër, vetëm 30% e saj janë grante, ndërsa pjesa tjetër investim, pra kredi, që Shqipëria, me treguesin e përmirësuar të borxhit publik (rreth 54% e PBB-së) mund ta marrë kudo.
Të ndara në vit, këto grante nuk i kalojnë 80-100 milionë euro, po aq sa është dhe shuma që marrim sot nga IPA (Instrumenti për Asistencë para-Anëtarësimit) një mjet financiar i BE-së që synon të ndihmojë vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate në përgatitjen për anëtarësim.
Së dyti, këto para do të jepen në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.
Pagesat kushtëzohen me arritjen e reformave të specifikuara në Agjendat e Reformave të përgatitura nga secili përfitues.
Këto reforma, në fakt janë shumë më të rëndësishme sesa grantet apo financimet që mund të marrim nga BE-ja.
Përpara se të presë nga të tjerët, Shqipëria duhet të ketë vullnetin të rregullojë shtëpinë nga brenda, si lufta kundër korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit, modernizimi i administratës publike dhe përmirësimi i transparencës në sektorin publik, krijimi i një mjedis biznesi me rregulla loje të qarta.
Vetëm duke adresuar këto çështje të brendshme, Shqipëria do të arrijë të demonstrojë se vendi është gati të përqafojë normat europiane dhe të kontribuojë në një integrim europian të suksesshëm.
Ky është shansi i vërtetë i Shqipërisë./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38