Flash News

E-TJERA

Pezullimi i Ballukut, GJK shqyrton kërkesën e Ramës më 2 dhjetor

Pezullimi i Ballukut, GJK shqyrton kërkesën e Ramës më 2

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për javën e ardhshme, më 2 dhjetor, seancën paraprake për kërkesën e qeverisë për të rrëzuar pezullimin e Belinda Ballukut.

Kolegji i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, ka shtyrë për javën tjetër mbledhjen për të shqyrtuar kërkesëpadinë.

Rama kërkon që pezullimi i Ballukut nga GJKKO të rrëzohet, pasi sipas argumenteve të paraqitur në GJK, Balluku duhet të vijojë të punojë me tenderat, edhe pse sot është nën hetim për shkelje të barazisë në procedurat e tenderimit.

Të fundit