Flash News

E-TJERA

Pezullimi i Ballukut/ Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e ankimimit të qeverisë

Pezullimi i Ballukut/ Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e ankimimit

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot nëse do të marrë në shqyrtim ankimimin e qeverisë lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut nga GJKKO-ja.

Vendimi ishte planifikuar të merrej më herët, por u shty pasi gjyqtarja Holta Zaçaj, pjesë e Kolegjit që duhej të diskutonte kërkesën në dhomë këshillimi, u largua nga seanca. Në vend të saj u caktua gjyqtarja Marsida Xhaferllari, e cila kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me dosjen përpara se të vazhdonte shqyrtimi.

Nëse Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendos që çështja të kalojë për gjykim në themel, hapi i radhës do të jetë mbledhja e seancës plenare. Kjo trupë do të duhet të shprehet fillimisht për vlefshmërinë dhe efektet e pezullimit të Ballukut, deri në një vendim përfundimtar për kompetencat mes qeverisë dhe GJKKO-së.

Kryeministri Edi Rama nuk e shkarkoi Ballukun pas pezullimit të vendosur nga GJKKO, por i pezulloi të drejtën e firmës duke zgjedhur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i sotëm pritet të përcaktojë nëse çështja do të vijojë në një proces të plotë kushtetues apo do të ndalet në këtë fazë paraprake.

Të fundit