Flash News

E-TJERA

Pezullimi i vizave nga SHBA, politologu: Shkak, skandalet e fundit të qeverisë

Pezullimi i vizave nga SHBA, politologu: Shkak, skandalet e fundit të

Politologu Ermal Hasimja komentoi vendimin e SHBA, për ta përfshirë Shqipërinë në listën e 75 vendeve për pezullimin e vizave emigruese.

Sipas tij, mund të kenë ndikuar ngjarjet e fundit, si skandali i Belinda Ballukut dhe AKSHI-t.

Nuk mund ta eliminojmë edhe hipotezën se edhe ngjarjet e kohëve të fundit të ketë ndikuar aty. Edhe sikur të mos ishte ndikimi i ngjarjeve të fundit, qëndrimi i qeverisë për të penguar e dalë përballë drejtësisë, problemi me veten qëndron. Edhe sikur të ishte thjesht çështje emigracioni siç është shfaqur emigracioni. Një pjesë e mirë e vendeve të përfshira aty nuk kanë thjesht emigracionin, kanë edhe probleme të tjera si politike, gjeostrategjike, të marrëdhënieve me SHBA.

Ka dy opsione. Ose është një sinjal për Shqipërinë se ka probleme. Dhe ne e dimë që kanë SHBA me Shqipërinë në këtë moment, si trafiqet e drogës, marrëdhëniet e krimit të organizuar me qeverinë. Nga ana tjetër, vullneti për t’u përballur me drejtësinë dhe jo për ta lënë atë të punojë. Opsioni tjetër është emigrimi, se ka shqiptarë që emigrojnë në mënyrë të paligjshme në Amerikë. “, u shpreh Hasimja në News24.

Duke u ndalur te zhvillimet e fundit, si vënia nën akuzë e Belinda Ballukut, ai tha se nëse kryeministri Edi Rama e lëshon zëvendës kryeministren e pandehur, mund të rrezikojë edhe vetveten. Por deri tani, shtoi ai, nuk ka treguar një indicie se do ta lëshojë siç ka bërë me të tjerët.

“Ka një logjikë që në momentin që Rama do të lëshonte Ballukun, rrezikon edhe vetveten. Se mund ta mendojmë si të mundshme që Balluku të arrijë, për nga niveli i vendimeve që janë marrë, mund të implikojë edhe Ramën. Rama mund të ishte i gatshëm të lëshonte plot njerëz poshtë këtij niveli. Nuk më duket se ka ndonjë hapësirë që të jetë i gatshëm ta braktisë Ballukun si me të tjerët”, u shpreh ai.

Të fundit