Flash News

E-TJERA

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Manjani: Me këtë vendim Veliaj është ende kryetar

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Manjani: Me këtë vendim

Juristi Ylli Manjani komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë.

I ftuar në Euronews Albania, Manjani thotë se ky vendim pezullon automatikisht përgatitjen administrative të zgjedhjeve.

“Po, është ende kryetar Erion Veliaj, derisa ta japë vendimin Gjykata Kushtetuese nëse pranon shkarkimin e tij. Se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese është temë tjetër, nuk dua të hyj në botën e spekulimeve, pa dyshim që kemi të gjithë një opinion.
Pasoja është kjo, me pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë ka marrë automatikisht fuqi ligji 115 i Kushtetutës. Qeveria dhe Presidenti me vendimin e tyre janë të pezulluar.
Procesi i gjykimit është çliruar nga presioni se po bëhen zgjedhje. Ky pezullim ngrin çdo gjë në përgatitjen administrative të zgjedhjeve. Nëse thuhet se është i drejtë,  atëherë Presidenti bën një dekret të ri për zgjedhje në një datë tjetër nga 31 tetori.”-tha Manjani.

Të fundit