Flash News

E-TJERA

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, zbardhet vendimi i plotë i

është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rrëzimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. 

Në njoftimin e ndarë për mediat, Kushtetuesja shpjegon se nëse dekreti i kreut të shtetit për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.

Ndërsa në pikën 3 të vendimit, Kushtetuesja thekson se gjykata vepron kryesisht ose me kërkesë të palëve kur vlerëson se zbatimi i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërore ose të individid, pikë që i referohet dekretit të Begajt për zgjedhjet në Tiranë, në një kohë kur Veliaj e ka ankimuar shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi i Kushtetueses i është dërguar edhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që e vendos në dijeni për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë në datë 9 nëntor.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot në datën 09.10.2025 pasi mori në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Erion Veliaj me objekt: “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës. Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës parashikon, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës,

VENDOSI
Pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë.

Të fundit