Flash News

E-TJERA

Pezullimi për testin e gjinisë, reagon nëna e volejbollistes së Dinamos: Është vajzë, mjaft e traumatizuat!

Pezullimi për testin e gjinisë, reagon nëna e volejbollistes

Çështja e Nayara Ferreira, mbi dyshimet për gjininë e volejbollistes së Dinamos, ka sjellë reagime jo vetëm në botën e sportit. Vetë sportistja ka deklaruar se ndjehet e diskriminuar.

Tashmë çështja “Nayara” ka kërcyer sportin dhe diskutimin mbi një sportiste, për të kaluar në një situatë më të gjerë dhe më delikate, njerëzore dhe shoqërore.

Nëna e saj, Claudia Goulart ka folur për Top Channel duke deklaruar se Nayara është vajzë dhe ka ardhur koha t’i jepet fund traumatizimit të saj.

“Përshëndetje, jam nëna e Nayarës dhe jam shumë e kënaqur që kam vënë re se po e ndihmoni dhe mbështesni vajzën time, kjo sepse për fat të keq, unë jam shumë larg saj dhe jam mërzitur shumë që ajo po vuan. Do të doja të kishte dhe një avokat që të merrej e ti ngarkonte të gjithë përgjegjësinë atyre që po ja bëjnë këtë gjë, dhe që po e bëjnë të përjetojë këtë situatë të vështirë.

Ajo është një vajzë që e do e gjithë familja e sajë, pasi ajo është rritur vetëm nga unë. Kam qenë nënë dhe baba për të dhe kjo që po ndodh është e pafalshme. Uroj që drejtësia të merret me këtë gjë dhe ajo të kompensohet për të gjithë dëmin moral që po i shkaktohet dhe të ndëshkohen të gjithë njerëzit e këqij që i janë vënë kundër”, tha nënsa e sportistes.

Ajo ka dërguar edhe foto, për të ilustruar fëmijërinë e një vajze.

Pezullimi për testin e gjinisë, reagon nëna e volejbollistes 

Pezullimi për testin e gjinisë, reagon nëna e volejbollistes

Të fundit