Flash News

E-TJERA

Pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë, vodhën karburant nga mjetet e punës

Pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë, vodhën

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej 19 dhjetorit 2025, pasi dyshohet se kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë, ka nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake.

Rasti është konstatuar më 19 dhjetor, kur një punonjës i Policisë Bashkiake ka informuar drejtuesin e sektorit për dyshime të ngritura nga shoferi i një kamioni të ushtrisë, i cili ishte i parkuar brenda territorit të pikës dhe i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit. Shoferi kishte vënë re shenja që tregonin se nga mjeti mund të ishte marrë karburant.

Pas njoftimit, drejtuesi i sektorit dhe një efektiv tjetër i Policisë Bashkiake janë paraqitur në vendngjarje, ku, në bashkëpunim me komandantin përgjegjës të mjeteve të ushtrisë, kanë verifikuar pamjet e kamerave të sigurisë.

Nga këqyrja e pamjeve rezultoi se kamera që monitoronte zonën ku ishte parkuar kamioni ishte zhvendosur qëllimisht nga pozicioni i saj. Një situatë e ngjashme u evidentua edhe në një interval tjetër kohor, gjatë të cilit shërbimi ishte i planifikuar për një efektiv tjetër të Policisë Bashkiake.

Sipas deklarimeve, zhvendosja e kamerave është bërë me pretendimin se dy punonjës të ndërmarrjes së pastrimit kishin kërkuar ndryshimin e këndit të pamjes për të furnizuar automjetin e tyre me një bidon naftë.

Të fundit