Flash News

E-TJERA

Pezullohen nga detyra 6 punonjës të Policisë së Korçës, mes tyre shefi komisariatit dhe shefi qarkullimit

Pezullohen nga detyra 6 punonjës të Policisë së

Pezullohen nga detyra gjashtë punonjës të Policisë së Korçës.

Mes punonjësve të pezulluar janë edhe shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli, ndërsa katër të tjerët janë efektivë të qarkullimit.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka hetuar kryesisht për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për dy drejtuesit e policisë dhe “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra. Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.

Të fundit