Flash News

E-TJERA

Pezullohen nga detyra dy psikologë-specialistë në burgun e Reçit në Shkodër

Pezullohen nga detyra dy psikologë-specialistë në burgun e

Pezullohen nga detyra dy psikologë-specialistë të burgut të Reçit në Shkodër.

Pezullimi i tyre ka ardhur me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja ndersa ka nisur fillimi i hetimit administrativ ndaj tyre.

“Me urdhër të ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja u pezulluan nga detyra:

Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.

Ministri z.Manja e firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre. Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit