Flash News

E-TJERA

Pezullohen nga detyra për shkelje të rëndë shefi i komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe tre vartësit e tij

Pezullohen nga detyra për shkelje të rëndë shefi i

Pezullohen nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku katër punonjës së Policisë së Shtetit.

Nga detyra janë pezulluar Shefi i Komisariatit të Policisë Nr.1, Bujar Mehmeti dhe tre vartësit e tij pasi akuzohen për shkelje të rëndë në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion ky komisariat.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor, të nxjerrë nga Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për disa punonjës policie të Komisariatit të Policisë Nr.1, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ka kërkuar pezullimin nga detyra, për:

- Kryekomisar B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

- Nënkomisar F. S., me detyra Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë;

- Nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1);

- Inspektor N. K., me detyrë Ndihmës/specialist SPZ i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Pezullimi i tyre u bë pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.

 

Të fundit