Flash News

E-TJERA

Pezullohen nga detyra tre inspektorë policie, për çfarë akuzohen

Pezullohen nga detyra tre inspektorë policie, për çfarë

Tre inspektorë policie në Komisariatin e Pogradecit janë pezulluar nga detyra. Ata dyshohet se kundrejt një shume parash janë përfshirë në veprime korruptive, me qëllim favorizimin e shtetasit I.D., duke mos e ndëshkuar atë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes pas fashës kufizuese, drejtim të automjetit në gjendje të dehur, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

SHÇBA Korçë ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit I.D. dhe denoncimit të emisionit “Stop”, bën me dije policia.

Punonjësit e policisë janë: B. P., 49 vjeç; K.B., 21 vjeç DHE E.O., 24 vjeç. Mbi tre inspektorët e policisë rëndojnë akuzat për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitare” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të fundit