Flash News

E-TJERA

Pezullohet fluturimi nga Milano drejt Tiranës, irritohen pasagjerët: Kemi gjithë natën dhe deri tani asnjë informacion

Pezullohet fluturimi nga Milano drejt Tiranës, irritohen pasagjerët:

Flutërimi nga Milano drejt Tiranës është pezulluar, duke lënë një numër të madh pasagjerësh në pritje. Këta të fundit presin prej disa orësh në aeroportin "Malpensa". Në këtë fluturim kishte mbi 270 pasagjerë.

Pasagjerët thonë se nuk u është dhënë asnjë informacion lidhur me fluturimin. Ka pasur edhe momente tensioni mes tyre dhe policisë italiane, pasi shqiptarët që kërkojnë të kthehen të atdhe duan më tepër infomacion dhe që fluturimi të kryehet sa më parë,

“Kemi mbetur gjithë natën aty e deri tani asnjë informacion. Nga një shishe ujë i kanë dhënë fëmijëve dhe i lanë njerëzit të drobitur në kohë Covidi. Fillimisht thanë ka furtuna dhe pastaj na braktisën”, janë shprehur qytetarët në videot që qarkullojnë në media.

Të fundit