Flash News

E-TJERA

Pezullohet mjeku Ilir Allkja, QSUT: Shkeli etikën, dezinformoi publikun me lajme të rreme

Pezullohet mjeku Ilir Allkja, QSUT: Shkeli etikën, dezinformoi publikun me
Mjeku Ilir Allkja

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka ndërprerë marrëdhënien e  punës me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja.

Mjeku është shkarkuar nga detyra për shkak të shkeljes së etikës në punë.

Allkja ka ngritur zërin ndaj mënyrës se si është menaxhuar pandemia në vendin tonë, duke u bërë kështu një kritik, gjë e cila mesa duket nuk është toleruar.

“Reagimet e vazhdueshme të mjekut Ilir Allkja në mediat sociale dhe audiovizive të cilat konsistojnë në disinformim të publikut, deklarime të rrema, përhapje paniku si dhe ushtrim të presionit psikologjik mbi administratën si dhe në Memo të Drejtorisë së Burimeve Njerzore dt. 29.12.2020, mbi problematikat e shkaktuara nga mjeku Allkja,” thuhet në njoftim, e firmosur nga Enkelejd Joti.

Pezullohet mjeku Ilir Allkja, QSUT: Shkeli etikën, dezinformoi publikun me

Pezullohet mjeku Ilir Allkja, QSUT: Shkeli etikën, dezinformoi publikun me

Të fundit