Flash News

E-TJERA

Pezullohet shefi i krimeve në Përmet, nuk mori masa pas abuzimit të të miturës nga njerku i saj

Pezullohet shefi i krimeve në Përmet, nuk mori masa pas abuzimit

Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Përmet, Dhurim Çenko.

Kjo masë ndaj tij u mor pasi kishte pasur dijeni dhe nuk ka marrë masa, lidhur me abuzimin e 16-vjeçares nga njerku i saj, gjithashtu efektiv policie. 

Mësohet se Çenko kishte dijeni për abuzimin seksual që po përjetonte e mitura dhe nuk kishte marrë asnjë masë për të denoncuar efektivin e tij. 

E mitura abuzohej prej tre vitesh nga njerku i saj, P.B, punonjës në policinë e Përmetit, ndërsa Artur Ago, punonjës në policinë e Tepelenës, e kishte ngacmuar seksualisht. Ngjarja e rëndë u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin nga polici Ago. 

Lidhur me ngjarjen, Gjykata në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit “burg pa afat” për P.B dhe ka shpallur në kërkim policin tjetër të komisariatit të Tepelenës, Artur Ago.

  

Të fundit