Flash News

E-TJERA

Pikat e karburanteve fituan mesatarisht 3.500 € në maj, disa nuk ‘iu bindën’ çmimeve të bordit

Pikat e karburanteve fituan mesatarisht 3.500 € në maj, disa nuk

Pikat e karburantit me pakicë kanë fituar mesatarisht afro 3.500 euro për muajin Maj.

Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, sasia e karburantit të zhdoganuar muajin e shkuar është afro 53 milionë litra, duke i lejuar pikave një fitim maksimal prej 0.1 euro për litër. Mirëpo fitimi  në kushte të tilla nuk do të kalonte 3500 euro për 1500 pika që ka gjithë vendi.

Me të ardhurat që pikat e karburantit do të fitonin mund të rrezikonin falimentimin pasi nuk do të arrinin të mbulonin dot as shpenzimet për paga, qiranë e biznesit apo kosto të tjera shtesë.

Bordi i Transparencës, i cili u prezantua si një strukturë që do të monitoronte tregun ndërkombëtar e bursën për të vendosur çmimin e karburanteve, ka ngritur dyshime për manipulim dhe korrupsion.

Pavarësisht urdhrit të qeverisë që çdo pikë karburanti me pakicë t’i bindet vendimeve të bordit, një pjesë e pikave të karburantit nuk i binden bordit. Çmimi i naftës në disa pika shitet më lirë se sa çmimi i caktuar nga bordi.

Çmimet e larta të karburanteve ulën me 20% konsumin gjatë muajit maj. Shqiptarët vendosën të përdorin shumë më pak mjetet e tyre pse t’i drejtohen shteteve fqinje për t’u furnizuar me karburant.

Referuar Euronews Albania

Të fundit