Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pikëpyetje mbi vlerësimin e dëmeve në shkollat që do të financohen nga BE në Shqipëri

Në Shqipëri, një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit i konsideron të pabaza akt-ekspertizat që sugjerojnë prishjen e 7 shkollave në Durrës dhe rikonstruksionin e katër të tjerave, duke vënë në pikëpyetje procesin e vlerësimit të dëmeve për shkollat që do të financohen nga Bashkimi Europian. Ky material është në kuadër të bashkëpunimit të Zërit të Amerikës me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN
“Gjimnazi “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit qëndron i kyçur prej muajit mars, në pritje të prishjes dhe rindërtimit me fondet që Bashkimi Europian ka vendosur në dispozicion të rikuperimit të Shqipërisë nga tërmeti i një viti më parë. Në akt-ekspertimin e kryer pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo shkollë u vlerësua se nuk kishte dëme në strukturë dhe ishte e banueshme. Por Bashkia e Durrësit kërkoi një ekspertizë të thelluar në Institutin e Ndërtimit, i cili sugjeroi më pas që godina të prishej.
Ky gjimnaz, është një nga 11 godinat arsimore të bashkisë së Durrësit që Komiteti Shtetëror i Rindërtimit vendosi t’i bënte pjesë të fazës së dytë të programit “BE Për Shkollat”. Sipas një vendimi të marrë më 2 korrik, shtatë prej këtyre godinave do të rindërtohen nga e para, ndërsa katër të tjera do të riparohen...
https://www.instagram.com/p/CIGmmreAgc8/
Por një raport paraprak auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre pikëpyetje serioze nëse këto godina arsimore u dëmtuan vërtet nga tërmeti, ndërsa konstaton se Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit shkelën kuadrin ligjor gjatë procesit të vlerësimit të dëmeve.
Shkollat e destinuara për t’u shembur u rihapën dy javë pas tërmetit dhe zhvilluan një proces normal mësimor deri në fillim të marsit, kur Shqipëria u fut në karantinë për shkak të pandemisë së COVID-19.
“Qëndruam në mjediset e shkollës duke zhvilluar mësimin normalisht, duke u rimbyllur sërish shkolla për shkak të pandemisë. Në mjediset tona erdhën edhe nxënësit dhe mësuesit e shkollës Bedri Bebeziqi, të cilët e zhvilluan procesin mësimor në të njëjtën godinë me ne, kuptohet me dy turne”, shpjegon Drejtoresha e gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, Enkelejda Alizoti.
Sipas audituesve të KLSH-së, Bashkia e Durrësit inicioi kërkesa për akt-ekspertime të thelluara për 11 objektet arsimore, ndonëse ekspertizat paraprake i kishin vlerësuar ato si të padëmtuara në strukturë dhe të banueshme.
Raporti thekson se këto kërkesa bien në kundërshtim me Aktin Normativ nr.9 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, i cili pëcakton se akt-ekspertimet e thelluara kryhen vetëm në rastet kur kërkohen nga konstatimet paraprake. KLSH thekson gjithashtu se Instituti i Ndërtimit realizoi në kushtet e konfliktit të interesit, edhe akt-ekspertimet e thelluara për 11 godinat , edhe oponencën e tyre. Akt-ekspertimeve të thelluara u mungojnë analizat laboratorike apo një vlerësim i kostove për ndërhyrjet, çka bie gjithashtu në kundërshtim me Aktin Normativ.
Akt-ekspertimet që rekomandojnë prishjen e 7 prej godinave arsimore në Durrës përmbajnë, sipas KLSH-së, konkluzione shabllone dhe të kundërta me vlerësimet paraprake të grupeve të inspektorëve. Grupi i audituesve të KLSH-së, konstaton se procesi i vendimmarrjes, veçanërisht në rastet e prishjeve të detyruara, është i pabazë dhe njëkohësisht mbart riskun që të jetë i gabuar.
Tërmeti i një viti më parë që goditi Shqipërinë e Mesme u mori jetën 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Mes mijëra ndërtesave të dëmtuara, 143 ishin shkolla, kopshte, çerdhe dhe konvikte.
Bashkimi Europian është donatori më i madh në procesin e rindërtimit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti, duke alokuar deri më tani mbi 65 milionë euro. Programi “BE për shkollat” po zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, UNDP dhe pritet të realizojë rindërtimin dhe rikonstruksionin e mbi 70 godinave arsimore të dëmtuara.
I pyetur rreth konkluzioneve të Kontrollit të Lartë i Shtetit, Delegacioni i Bashkimit Europian u përgjigj se nuk ishte njohur ende me to, por shpresonte të merrte draftin përfundimtar, të cilin tha se do ta analizonte me kujdes. Delegacioni shtoi gjithashtu se programi “BE për Shkollat” varet nga vlerësimi i dëmeve që kryen qeveria e Shqipërisë dhe nga vendimet e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit. “As Delegacioni i BE-së, as UNDP-ja nuk janë të përfshira në vendimet e marra nga Komiteti Shtetëror për Rindërtim,” nënvizoi Delegacioni.
Bashkia e Durrësit nuk iu përgjigj pyetjeve të detajuara mbi gjetjet e KLSH-së, por deklaroi se ishte në pritje të raportit përfundimtar, i cili do të reflektojë edhe oponencën e saj.
Ndërsa Instituti i Ndërtimit i hodhi poshtë akuzat për konflikt interesi, ndërsa shtoi se i kishte kryer akt-ekspertimet e thelluara me kërkesë të Bashkisë së Durrësit. Sipas Institutit të Ndërtimit, 11 objektet arsimore kishin një jetëgjatësi mbi 50 vjeçare dhe e kishin të domosdoshme kryerjen e akt-ekspertizave. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38