Flash News

E-TJERA

Piloti harron pasaportën, avioni i United Airlines kthehet pas dy orësh në ajër!

Piloti harron pasaportën, avioni i United Airlines kthehet pas dy

Një fluturim nga Los Anxhelosi për në Shangai u kthye pas dy orësh në ajër për shkak se piloti kuptoi se kishte harruar pasaportën! Ngjarja e pazakontë ndodhi të shtunën, kur avioni i United Airlines, fluturimi UA198, u detyrua të devijonte dhe të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos, duke shkaktuar zhgënjim dhe zemërimin e pasagjerëve.

Linja ajrore konfirmoi incidentin në një deklaratë për AFP, duke shpjeguar se kapiteni nuk kishte me vete dokumentin e nevojshëm për të hyrë në Kinë. Kjo i detyroi 257 pasagjerët të humbnin orë të tëra në pritje të një ekuipazhi të ri që do të vazhdonte udhëtimin.

Ngjarja shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale. Një pasagjer, Paramjot Singh Kalra, shpërtheu në X: "Fluturimi ynë u kthye sepse piloti harroi pasaportën? Tani kemi ngecur për më shumë se gjashtë orë. Kjo është absolutisht e papranueshme!"

Pasi u përball me kritikët e ashpra, kompania ajrore deklaroi se kishte vendosur një ekuipazh të ri për të vijuar fluturimin dhe se pasagjerët do të merrnin kompensim për vonesën.

Nuk është hera e parë që një pilot harron pasaportën! Një incident i ngjashëm ndodhi në vitin 2019, kur një fluturim nga Vietnami u vonua plot 11 orë sepse piloti nuk mundi të hynte në aeroport pa dokumentet e tij.

Të fundit