Flash News

E-TJERA

Pinë alkool dhe dhunuan të miturin, tre persona nën hetim në Elbasan

Pinë alkool dhe dhunuan të miturin, tre persona nën hetim në

Tre shtetas përkatësisht të moshave 19 deri në 21-vjeç kanë dhunuar për motive të dobëta një 16-vjeçar në Elbasan

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, jashtë ambjenteve të një lokali, ndërsa si pasojë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre autorët.

Njoftimi i policisë: 

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit.

Në vijim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit