Flash News

E-TJERA

Ping-pongu për emigrantët, ministria e Brendshme në Itali: Do t’i dërgojmë sërish në Shqipëri

Ping-pongu për emigrantët, ministria e Brendshme në Itali: Do

Qeveria do ta vazhdojë projektin për emigrantët në paktin me Shqipërinë.

Kështu bëjnë të ditur burime nga Ministria e Brendshme, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës për pezullimin e gjykimit të vleftësimit të 43 emigrantëve të mbajtur që prej të premtes në qendrën shqiptare, raportojnë sot mediat italiane

“Gjykatat e Apelit e shtyjnë vendimin për të fituar kohë”, përfundojnë burime nga Ministria e Brendshme.

Seksioni për Personat, Familjen, të Miturit dhe Mbrojtjen Ndërkombëtare të Gjykatës së Apelit të Romës ka pezulluar dje vendimin e vleftësimit të 43 emigrantëve të mbajtur që prej të premtes në qendrën shqiptare. Vleresimi i ndalimeve u be pasditen e djeshme me vendimin e Gjykates per kalimin e ceshtjes ne Gjykaten Europiane te Drejtesise. Grupi i emigrantëve të sjellë në qendrën e Gjaderit në Shqipëri vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Në motivimin e saj “për shtyrjen e gjykimit”, gjykata ka deklaruar në vendim se “ka marrë shënim kontradiktat interpretuese që janë shfaqur në sistemin juridik italian, të cilat lidhen me rregullimin e përcaktuar në Direktivën nr. 2013/32/BE, si dhe me raportin midis të drejtës së Bashkimit Evropian dhe asaj kombëtare, veçanërisht për hierarkinë e burimeve ligjore, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë çështje gjyqësore”. “Për këtë arsye, për të siguruar zbatimin uniform të së drejtës së Bashkimit Evropian, është e nevojshme që çështja t’i referohet Gjykatës Europiane të Drejtësisë, sipas nenit 267 të Traktatit për Funksionimin e BE-së (TFBE)”.

Prandaj, gjykata pezulloi "aktgjykimin aktual të vlefshmërisë, pa paragjykuar efektet në efektivitetin e paraburgimit që rezultojnë me ligj nga skadimi i afatit".

Të fundit