Flash News

E-TJERA

Pipero tregon përvojën me Covid-19: Ishte një nga betejat më të vështira të jetës, kisha dy sfida

Pipero tregon përvojën me Covid-19: Ishte një nga betejat më
Pëllumb Pipero

Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës, mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai e konsideron si betejën më të vështirë përballjen me koronavirusin.

“Ishte një nga betejat më të vështira të jetës time. Sëmundjen e kalova në shtëpi me mjekime të cilat mund të aplikohen në kushte shtëpie me ndihmën e infermierëve se një pjesë e trajtimit ishte me injeksione veçanërisht me ato që në gjuhën e popullit quhen hollues gjaku”, u shpreh Pipero.

Ky i fundit tregon për "Top Story" se u përball me një formë të lehtë deri në mesatare të sëmundjes, por e vështirë sipas tij, ishte sfida me ankthin dhe pagjumësinë.

“Nuk është e lehtë të gjesh sekretin e luftimit të stresit unë personalisht nuk e gjeta pata një javë ankth dhe pagjumësi, përgjithësisht ne rekomandojmë qetësues të gjithë pacientëve edhe vetes time edhe kolegët më rekomanuan. Është e domosdoshme që pagjumësi dhe ankthin ta mjekojmë pra nuk duhet të kemi frikë ta mjekojmë sepse është e domosdoshme që gjatë kësaj periudhe të flesh sa më gjat dhe i qetë. Ankthi nuk ikën me fjalë por duhet mjekuar”, u shpreh Pëllumb Pipero, Infeksionist.

Sipas Piperos, vaksinimi dhe imuniteti natyror do të na çojnë drejt fundit të pandemisë.

Të fundit