Flash News

E-TJERA

"Pista në 'Loro Boriçi' është shkatërruar", Ylli akuza Dukës: Qeveria dha 750 mijë euro, paratë u vodhën

"Pista në 'Loro Boriçi' është
Deputeti Fidel Ylli

Deputeti Fidel Ylli, i cili është i deleguari i qeverisë për çështjen e bojkotit të klubeve, ka akuzuar hapur Federatën Shqiptare të Futbollit, se ka vjedhur 750 mijë euro që shteti ka dhënë për pistën e tartanit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Teksa ka qenë i ftuar në lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Sport Show”, Ylli ka theksuar se pista e ndërtuar në vitin 2016, është thuajse e shkatërruar dhe atletët rrezikojnë karrierën, pasi mund të dëmtohet duke garuar në një terren të tillë.

Punimet jashtë standardeve mendohet të jenë dhe një prej arsyeve që Bashkia Shkodër nuk e ka marrë në dorëzim stadiumin.

“E bëri tenderin Federata e Futbollit dhe për 5 ditë e prishi. Shkoni dhe pyeteni Armand Dukën se cila firmë ishte dhe ku shkuan lekët.

Qeveria shqiptare ka paguar 750 mijë euro për atë pistë. Federata Shqiptare e Futbollit i kërkoi ndihmë qeverisë duke thënë se nuk ka lekë për pistën dhe, siç e thashë, qeveria dha 750 mijë euro për ndërtimin e saj, e cila është prishur pa u inauguruar akoma.

Kush mban përgjegjësi për këtë abuzim? Ky është një turp, ku ende pa u inauguruar pista, nuk kanë ku të garojnë sportistët, sepse u vodhën paratë”, deklaroi Fidel Ylli.

Të fundit