Flash News

E-TJERA

Piu kafe me ta dhe më pas i vrau, arrestohet autori i vrasjes së dy të moshuarve në Dropull

Piu kafe me ta dhe më pas i vrau, arrestohet autori i vrasjes së dy

Është zbardhur vrasja e dy të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, në fshatin Bodrisht të Dropullit.

Policia e Gjirokastrës në një deklaratë për mediat njoftoi se është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të vrasjes, Thoma Mastora 69 vjeç. Ky i fundit ishte banues në po të njëjtin fshat me dy viktimat.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në banesën e të moshuarve u gjetën edhe 5 milionë lekë.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëprashme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim”, njofton policia.

Burime bëjnë me dije se Mastora ka konsumuar kafe me çiftin Ilia dhe gjatë një sherri të momentit i ka vrarë duke u gjuajtur me sende të forta.

Të fundit