Flash News

E-TJERA

Pjesë e grupit të "Rrumit të Shijakut", kush është Aldi Mustafa, u arrestua mbrëmë pasi u kap me armë gati për qitje

Pjesë e grupit të "Rrumit të Shijakut", kush

Zbardhen detaje të reja lidhur me aksionin policor të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozetit.

Policia e Durrësot doli sot në një deklaratë dhe sqaroi se një nga personat e arrestuar është Aldi Mustafa, i cili u kap në flagrancë teksa lëvizte me armë zjarri dhe me fishek në gojë gati për qitje në rrugët e Durrësit.

"Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. H., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje.

39-vjeçari A. M., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive banesës së shtetasit I. Gj", bëri me dije kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Vilson Bala.

Aldi Mustafa, i njohur si pjesë e grupit kriminal të njohur si “Grupi i Rrumit të Shijakut”.

Aleksandër Laho, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi ose Rrumi i Shijakut, është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe i dyshuar si pjesë e krimit të organizuar.

Të fundit