Flash News

E-TJERA

Pjesë e grupit të ‘skifterave’ në Francë, GJKKO dënon me 11 vite burg Bardh Hotin

Pjesë e grupit të ‘skifterave’ në Francë, GJKKO

Gjykata Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 11 vite burg Bardh Hotin, i akuzuar për vjedhjen e 150 mijë euro në Francë.

Mësohet se Hoti është arrestuar gjatë operacionit ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë e një grupi ‘skifterësh’ që arritën të vjedhin më shumë se 60 banesa.

Bashkë me Hotin janë arrestuar edhe 7 shqiptarë të tjerë të akuzuar për vjedhje me force në disa banesa të lagjes Nancy në Francë. Sipas autoriteteve franceze, vjedhjet ishin kryer gjatë tre viteve të fundit të vitit 2018.

Policia njoftoi se grupi në fjalë kishte vjedhur sende që kapnin vlerën e 300 mijë eurove përfshirë këtu bizhuteri e para ‘cash’.

Të fundit