Flash News

E-TJERA

Pjesë e listës së PS, Valteri: Pranova të jem kandidat, por me dy kushte

Pjesë e listës së PS, Valteri: Pranova të jem kandidat, por
Deputeti Halit Valteri

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri iu bashkua listës së kandidatëve për deputetë të PS. Ai do të kandidojë në Tiranë dhe është renditur në fund të listës. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kishte dy kushte për të pranuar ftesën.

Të renditet në fund të listës dhe të mbështesë shtresën e ish-pronarëve të dëmtuar nga ligji 7501.

"I pari, emri im duhet të renditet në fund të listës, duke pasur besimin e palëkundur në vetvete se kam mbështetjen e të gjithë miqve, njerëzve të mi të afër, familjes dhe qindra qytetarëve që më kanë mbeshtur me mesazhe dhe madje edhe personalisht, duke marrë pjesë në takimet që kam zhvilluar me banorë të zonave periferike të Tiranës.

I dyti, unë si kandidat i listës së Tiranës do mbështes fuqimisht të gjithë shtresën e ish-pronarëve, të cilët u grabiten me dhunë shtetërore nga ligji famoz 750. Do jem një zë i fuqishëm për shtresën e të përndjekurve politikë, me dëshirën për t’i dhënë fund njëherë e mirë talljes dhe përbuzjes së kësaj shtrese nga Partia Demokratike për tridhjetë vite me radhë", thotë Valteri.

Ky i fundit iu drejtohet qytetarëve, duke thënë se "është një kostum që më rri ngushtë, por mund të vishet dhe që sot për sot është më i bukuri".

Të fundit