E-TJERA

Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari i shpallur në

Policia e Elbasanit ka arrestuar 54-vjeçarin Ramazan Ereqi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohej për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”.

54-vjeçari nga Elbasani, është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi drejtësia fqinje ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R. E., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Ditari politik

Të fundit