Flash News

E-TJERA

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 33-vjeçari në Fushë Krujë

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 33-vjeçari në

Është arrestuar një nga anëtarët e një grupi kriminal që kryenin vjedhje në Fushë Krujë.

Në pranga ka rënë shtetasi Leonard Koleci, 33 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia dy ditë më parë. Sakaq janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar për të njëjtën vepër penale.

“Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ndaluan shtetasin L. K., 33 vjeç, banues në Kamzë.

Ai ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit