Flash News

E-TJERA

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Malin e Tomorrit 46-vjeçari

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Malin e Tomorrit

Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga GJKKO.

D. B., u arrestua në Malin e Tomorrit pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si anëtar i një grupi kriminal. 

"Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit