Flash News

E-TJERA

Pjesë e grupit që trafikonte k*kainë e her*inë nga Belgjika në Itali, arrestohet në Lezhë 28-vjeçari

Pjesë e grupit që trafikonte k*kainë e her*inë nga Belgjika

Arrestohet në Lezhë, një 28-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 15”, kapi në Lezhë dhe vuri në pranga Alban Lleshin 28 vjeç, i lindur në Pukë.

"Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali", njofton policia. 

Të fundit