All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet 35-vjeçari

All - Paragraf - 1

Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet

Një 35-vjeçar në Tiranë është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali. I arrestuari akuzohet si se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

All - Paragraf - 3

Drejtesia italiane i ka caktuar 35-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg”, për dy vepra penale.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim.

Të fundit