Flash News

E-TJERA

Kandidat për kryetar të PDK? Sqaron Gent Cakaj: Jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike

Kandidat për kryetar të PDK? Sqaron Gent Cakaj: Jam tërhequr

Ish ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj ka deklaruar se është tërhequr përkohësisht nga jeta publike.

Në një postim në Facebook, Cakaj ka reaguar pasi u përfol në disa media mbi mundësinë e përfshirjes së tij në një parti politike në Kosovë, konkretisht si një kandidat i mundshëm për kreun e PDK-së. 

Por ish ministri i kabinetit Rama e hedh poshtë këtë mundësi .

Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,

unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t'iu njoftoj personalisht!”, shkruan Cakaj.

 

 

 

Të fundit