Flash News

E-TJERA

Pjesë e një rrjeti kriminal, arrestohen dy shqiptarë për trafik d*oge në Itali

Pjesë e një rrjeti kriminal, arrestohen dy shqiptarë për

Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tyre u bë në një parkim supermarketi, ku po kryenin shitje të lëndëve narkotike, duke e përdorur këtë vend si pikë takimi mes shitësve dhe blerësve.

Gjatë kontrollit të policisë, përveç drogës që iu gjet në momentin e arrestimit, autoritetet sekuestruan edhe sasi kokaine dhe para në banesën e tyre.

Gjatë bastisjes, u zbuluan 60 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje dhe një shumë prej 2500 eurosh.

 

Të fundit