Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Pjesë e skandalit të mashtrimit me mikrokreditë, vetëvritet duke u hedhur nga pallati Olsi Ibro
I ka dhënë fund jetës, Olsi Ibro, 46 vjeç, një nga të akuzuarit për skandalin me mikrokreditë mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas policisë, Ibro u vetëvra duke u hedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën ‘Ramazan Shijaku’ pranë stacionit të Trenit në Tiranë.
'Më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.
Vetëvrasja ndodhi një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”, të cilat abuzuan rëndë me kredimarrësit.
Olsi Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.