Flash News

E-TJERA

Pjesmarrja në zgjedhje, Andoni: Tronditëse! Basha është anomali në PD, kriza do të vazhdojë

Pjesmarrja në zgjedhje, Andoni: Tronditëse! Basha është

Analisti Arben Andoni ka komentuar situatën në PD pas zgjedhjeve të 6 marsit. Ai ka thënë se kriza do të vazhdojë, pasi mungon vullneti për ta zgjidhur.

Andoni ka konsideruar “anomaly” vetë Lulzim Bashën, ndërsa ka shtuar se kryedemokrati ka injoruar idetë e parashtruara për ta zgjidhur ngërçin. Sipas tij, Basha nuk e njeh më partinë që drejton.

Sa i përket pjesmarrjes së ulët në zgjedhje, analisti tha për “A2 CNN” se është alarm tronditës.

“Anomali kryesore në PD është vetë Basha. Ai ka injoruar personazhe që i kanë parashtruar ide se si mund të dilte PD nga kriza. Basha jeton në realitet paralele nuk e njeh më PD-në. Nuk e besojnë më këtë lidership ekzistues të PD. Ajo që unë shoh është që PD jo thjesht nuk ka vullnet por e ka të pamundur të ndryshojë se nuk e kupton problemin e vet.

Një njeri që nuk njeh mea culpa-n që është atributi kryesor i një politikani për të bërë ndryshim. Për mua është shqetësuese që trendi i zbritjes së pjesëmarrjes në zgjedhje është realisht tronditës. Njerëzit e PD nuk kanë më interes për PD. PD është informale duhet të fillojë nga baza të njohë anëtarësinë e vet. Kriza do të vazhdojë”, tha Andoni.

 

Të fundit