Flash News

E-TJERA

Plagos me çifte fqinjin 6-vjeçar, arrestohet i moshuari në Kukës

Plagos me çifte fqinjin 6-vjeçar, arrestohet i moshuari në

Një fëmijë 6 vjeç mbeti i plagosur me armë gjahu çifte në fshatin Kodër Lumë në Kukës.

Sipas policisë, i mituri dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga fqinji i tij H. D., 75 vjeç, i cili është shoqëruar në komisariat pas ngjarjes.

Fëmija  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, bën me dije policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit