Flash News

E-TJERA

Plagos me thike dy persona brenda një lokali në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

Plagos me thike dy persona brenda një lokali në Tiranë,

Një person u vu në pranga pasi akuzohet se qëlloi me thikë dy persona brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Teodor Keko”, në Tiranë.

Sipas policisë, 41-vjeçari goditi me thikë dy personat pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas kishte plagosur 2 shtetas të tjerë, me mjete prerëse, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. Gj., 41 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, shtetasit E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit