Flash News

E-TJERA

Plagosën djalin e pronarit të hotelit në Pogradec, kapet njëri nga autorët e dyshuar

Plagosën djalin e pronarit të hotelit në Pogradec, kapet

Policia ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për tentativë vrasje ndaj djalit të pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec.

I arrestuari është 22-vjeçari Griseld Maxhari, 22 vjeç, banues në Pogradec.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29 prill, ka caktuar për të dyshuarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndalimi i Maxharit, lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25 prill, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me Firdeus Berberin, i shpallur në kërkim, tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë Joan Muçllarin, 22 vjeç, banues në Pogradec”, njofton policia.

 

Të fundit