Flash News

E-TJERA

Plagosen dy vëllezër në Shkodër, lidhje familjare me të akuzuarin për rrëmbimin e Jan Prengës

Plagosen dy vëllezër në Shkodër, lidhje familjare me të
Foto ilustruese

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj. Policia bëri me dije se të plagosurit janë Marjan Doçi 23-vjeç dhe vëllai i tij Hot Doçi, 30-vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Nga informacionet paraprake, mediat raportojnë se kjo familje është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar. 

Vëllezërit Doçi janë të afërm me Gentian Doçin, një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz.

Të fundit