Flash News

E-TJERA

Plagosen me armë zjarri 3 shqiptarë në Belgjikë

Plagosen me armë zjarri 3 shqiptarë në Belgjikë

Tre shqiptarë u plagosën me armë zjarri pranë urës Kipdorp dhe Sint-Jacobsmarkt në Antwerp të Belgjikës.

Pas ngjarjes janë arrestuar katër të dyshuar, mes të cilëve tre shqiptarë.  

Rrethanat e të shtënave janë ende të paqarta. Policia thotë se tre persona kanë mbetur të plagosur kur përplasja ka ndodhur në një apartament mbi një dyqan në rrugën Jesus. Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë lokale, konfirmon: “Katër të dyshuar janë arrestuar. Tre prej tyre janë të plagosur, dy prej të cilëve janë në rrezik”.

Policia ka mundur të arrestojë një person të katërt aty pranë, i cili me sa duket ishte i padëmtuar. Mësohet se ai është parë në parkingun pranë të plagosurve. Katër të dyshuarit, mes të cilëve edhe tre të plagosurit, janë të moshës 23 deri në 38 vjeç.

 Ndërtesa në rrugën Jesus njihet si rezidencë për evropianolindorët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë. Pak vite më parë, në rrugën Jesus u kap një bandë shqiptare droge që furnizonte qendrën e qytetit me kokainë nga një apartament atje.

 

Të fundit