Flash News

E-TJERA

Plagosen tre efektivë policie në aksin rrugor Milot-Morinë

Plagosen tre efektivë policie në aksin rrugor Milot-Morinë

Tre efektivë policie kamë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë.

Sipas të dhënave të para nga policia, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në afërsi të një karburanti. Një mjet me drejtues një 35-vjeçar me inicialet E. A., banues në Angli, është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë 3 punonjës policie të Kukësit, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit