Flash News

E-TJERA

Plagoset 28-vjeçari në Pogradec, në kërkim autorët

Plagoset 28-vjeçari në Pogradec, në kërkim autorët

Një i ri mbeti i plagosur pas një konflikti sot në fshatin Buçimas në Pogradec.

Sipas policisë, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta A. J., 28 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital. 

“Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital. 

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, sqaron policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit