Flash News

E-TJERA

Plagoset me 3 plumba kreu i njësisë Kallmet/ Identifikohet autori, policia tregon si ndodhi ngjarja

Plagoset me 3 plumba kreu i njësisë Kallmet/ Identifikohet autori,

Kryetari i Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni ka mbetur i plagosur ditën e sotme. Ai është qëlluar me tre plumba dhe është menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, Altin Marku. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe bën me dije se konflikti ka ndodhur rreth orës 13.30 në zyrën e Simonit.

Më pas ka agravuar në përdorimin e armës nga Altin Marku. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e  plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e  plotë të ngjarjes.

 

Të fundit