Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë 25-vjeçari në Kamëz

Plagoset me armë 25-vjeçari në Kamëz

Një 25-vjeçar ka mbërritur në spital i plagosur me armë zjarri.

Dyshohet se i riu është plagosur me armë në këmbë, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz.

Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorin.

“Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj”, njofton policia.

Të fundit